Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fitoi 79 000 euro në baste sportive, del para KPK prokurori i Vlorës

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 15:28 | Aktualitet
Fitoi 79 000 euro në baste sportive, del para KPK prokurori i Vlorës

Alfred Sali, prokurori i Vlorës, doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Pas hetimit në të tre kriteret, përkatësisht për pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe justifikimin e pasurisë, rezultoi se Sali ka kryer deklarim të rremë. Sipas KPK, në vitin 2014, në deklaratën e pasurisë, prokurori i Vlorës pretendon se ka fituar në bastet sportive “online” shumën prej 79 000 eurosh.

Një pjesë të kësaj shume prokurori deklaroi se ia kishte dhënë hua babait të tij, në vlerën e 56 000 eurove.

Sipas KPK, shuma e parave e fituar në lojrat e fatit duket e dyshimtë, pasi nuk vjen në harmoni me deklaratat e pasurisë, ndërsa frekuentimi i këtij aktiviteti cenon figurën dhe integritetin e prokurorit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë