Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Kontrabandoi skicën e Pikasos me vlerë 450 mijë euro, arrestohet pasagjeri

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 11:09 | Aktualitet

"Trois personnages", një skicë e bërë nga Pablo Picasso në vitin 1966, u gjet në Ibiza në valixhen e një udhëtari që u largua nga Zyrihu dhe u konfiskua nga doganierët. Vepra e artit kap vlerën e 450 mijë eurove dhe nuk ishte deklaruar nga pasagjeri.

Hetuesit dyshojnë se ai po kontrabandonte vepra arti. Pasagjeri, emri të cilit nuk bëhet i ditur, i kishte treguar policisë spanjolle një faturë të shkruar me vlerë 1500 euro, duke shpjeguar se vizatimet ishin kopje të origjinaleve.

Mirëpo, më vonë, pasi kontrolluan me kujdes valixhet e pasagjerit, autoritetet gjetën edhe një faturë tjetër, atë të 450 mijë eurove.

Picasso, i lindur në Málaga të Spanjës, u bë një nga artistët më me ndikim të shekullit të 20-të dhe veprat e tij kapin shuma të konsiderueshme. Në maj, "Femme Nue Couchée" e Picasso-s, e vlerësuar në më shumë se 60 milionë dollarë, u shit për 67.5 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani