Mrekulli në ajër, videot virale që mbërthyen rrjetin

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 21:37 | Lifestyle
Mrekulli në ajër, videot virale që mbërthyen rrjetin
https://youtu.be/ikX68XEzjfE

Një avion që bie pingul nga qielli, 48 parashutistë që bashkojnë duart në qindra metra lartësi apo re të çuditshme që qëndrojnë pezull.

Këto janë videot që kanë mbërthyer rrjetin këto ditë. Rrjetet sociale janë kthyer gjithnjë e më shumë në një arkivë të pafundme për ngjarje nga e gjithë bota.

Një nga videot që ka shkaktuar jo pak reagime, ka qenë ajo e një avioni që u përplas në rrugët e qytetit historik, Bryzh.

Në pamjet e publikuara shihet avioni teksa po rrëzohet në mes të një rruge kryesore, por fatmirësisht piloti hapi në kohë parashutën, çka lejoi që zbritja të ishte e butë.

Sipas autoriteteve, ishte pikërisht parashuta që i shpëtoi jetën dhe bëri që piloti të dilte vetëm me lëndime të vogla nga avioni.

Pamje të tjera të bëra virale, janë ato të 48 parashutistëve që zbresin nga tre avionë të ndryshëm në ajër. Ata bashkojnë duart duke krijuar një formacion të kujdesur gjeometrik. Kjo performancë ka thyer rekordin e dikurshëm, të realizuar nga 33 parashutistë.

Në fund kanë qenë retë ato që kanë dhuruar spektakël në Meksikë. Me ngjyrë, formë dhe përmasa të çuditshme, ato kanë tërhequr vëmendjen e gjithë banorëve në Tamalipas.

A2 CNN Livestream

A2 Sport