Mungojnë investimet, Peqini tanimë ka mbetur edhe pa ndriçim publik

Publikuar më: 20/7/2022, ora 13:57

Mungojnë investimet, Peqini tanimë ka mbetur edhe pa ndriçim publik

Publikuar më: 20/7/2022, ora 13:57

Këto janë çastet e fundit që qytetarët e Peqinit mund të shquajnë mirë njëri-tjetrin. Pasi me perëndimin e plotë të diellit, në qytet pllakos errësira, sikur të jesh në mes të detit.

Me gjithë përpjekjet e grupit te xhirimit të A2 CN, edhe qytetarët mezi shquhen kur i pyesim mbi gjendjen që mbizotëron në qytetin e tyre.

Të pafuqishëm që zëri i tyre mund të dëgjohet, qytetarët e Peqinit shprehen se nuk do jetë e largët dita kur në qytet të mbeten vetëm qentë.

Bashkia e Peqinit, përballë kësaj situate hesht. Ndërsa ky qytet mund të jetë i vetmi në vend që nuk ka përfituar asnjë investim serioz për infrastrukturën, as në qendër dhe aq më pak në periferi të Klaudianës së dikurshme.