Ceremonia e negociatave në Tiranë. Rama, mesazh për opozitën, drejtësinë dhe median

Publikuar më: 20/7/2022, ora 08:51

Ceremonia e negociatave në Tiranë. Rama, mesazh për opozitën, drejtësinë dhe median

Publikuar më: 20/7/2022, ora 08:51

Festimet për çeljen e negociatave u zhvendosën nga Brukseli në Tiranë. Për të shënuar nisjen e procesit që do të përfundojë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në oborrin e Kryeministrisë, pranë flamurit shqiptar, u ngrit ai i Unionit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një rruge të gjatë: “Ngritja e këtij flamuri shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënies së shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me standardet europiane”.

📍Kryeministria – Ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Europës pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian🇦🇱🇪🇺

📍Kryeministria – Ceremonia e ngritjes simbolike e flamurit të Europës pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian🇦🇱🇪🇺

Posted by Edi Rama on Tuesday, July 19, 2022

Në ceremoni nuk pati përfaqëues nga opozita, por kryeministri, njësoj si në Bruksel, justifikoi mungesën e tyre me përplasjet brenda Partisë Demokratike: “Një pjesë është “non grata” dhe është e dënuar për korrupsion dhe një pjesë tjetër, edhe po t’i kishim ftuar, nuk do vinin se kanë frikë nga të parët”.

Një mesazh pati edhe për institucionet e drejtësisë: “Mos u mohoni fëmijëve tanë rrugën e integrimit”.

Medias i premtoi një qasje të re në marrëdhëniet me të: “Kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve, si zëdhënës të interesit publik, por edhe si punëmarrës”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të selive diplomatike në Tiranë, drejtues të institucioneve të drejtësisë si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.