Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pasojat e breshrit në Devoll, dëmtohen 80% të mollëve, fermerët ndihen të braktisur

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 12:24 | Aktualitet
Pasojat e breshrit në Devoll, dëmtohen 80% të mollëve,

Të dëmtuar nga natyra dhe të braktisur nga institucionet shtetërore, fermerët që kultivojnë mollën në Bashkinë e Devollit, ndihen të falimentuar dhe pa asnjë shpresë që mund të rikuperojnë qoftë edhe një pjesë të vogël të shpenzimeve të kryera.

Fermerët ndihen të pafuqishëm jo vetëm të mbajnë kulturat bujqësore, por ndihen të pamundur edhe për të qëndruar në vendin e tyre.

Përveç mollëve, fermerët e bashkisë së Devollit patën dëme të konsiderueshme edhe në kultura të tjera bujqësore, si në grurë, fasule dhe patate. Ndërsa specialistët e bujqësisë në bashkinë e Devollit duket se kanë nisur pushimet verore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli