Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Si të përfitojmë ekonomikisht nga negociatat?

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 18:18 | Ekonomi
Si të përfitojmë ekonomikisht nga negociatat?

Ndryshime rrënjësore në rrafshin legjislativ e fiskal me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit. Është ky propozimi që ekspertët bëjnë me qëllim që vendi të përfitojë ekonomikisht nga çelja e negociatave me Bashkimin Europian.

“Së pari lidhet me pjesën fiskale. Duhet të bëhet një harmonizim i kuadrit tonë fiskal me atë të Bashkimit Europian. Dhe kur themi këtë, një nga parimet kryesore është pasja e taksave stabël. Pra mosndryshimi i shpeshtë i taksave, i normativave fiskale”, thotë për A2 CNN Igli Tola, ekspert për ekonominë.

Forcimi i organeve ligj-zbatuese me qëllim mbrojtjen e investimeve është një tjetër kusht që Shqipëria duhet të përmbushë për të thithur investime europiane thonë ekspertët. “Luftimi në mënyrë të pakompromis i korrupsionit, mitëmarrës, rregullimi i ligjit të pronave, i cili ësht ënjë nga problemet kyçe që pengon thithjen e investimeve në vendin tonë”, thotë Tola.

https://a2news.com/2022/07/19/celja-e-negociatave-mundesi-e-sfida-per-te-thithur-investime-e-rritur-shkembimet-tregtare/

“Tani do të duhet të dëgjojmë pak më tepër cilat janë sugjerimet që Bashkimi Europian ka për ne. Që vërtetë këto ligje të jenë konform edhe për tregun tonë, por edhe për vendet e tjera europiane. Do të duhet që bizneset që investojnë nga jashtë, duhet të gjejnë seriozitet dhe qëndrueshmëri këtu”, thotë Selim Blliku, ekspert për ekonominë.

Bujqësia, turizmi, tregtia, prodhimi e kryesisht fasonët, industria nxjerrëse e përpunuese si dhe teknologjia e informacionit pritet të jenë sektorët që do të përfitojnë më shumë nga avancimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani