Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Spiunazh kundër muxhahedinëve, SPAK të tjera kontrolle në Laç dhe Lezhë, por asnjë i ndaluar

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 16:07 | Kronikë
Spiunazh kundër muxhahedinëve, SPAK të tjera kontrolle në

Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar sitë përfshitë për aktivitet spiunazhi, kundër MEK. Së fundmi përveç marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.

Sipas informacioneve mësohet se, në këto banesa janë sekuestruar disa sende si laptop apo telefona që mund t’i vlejnë hetimit. Dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekrutuar nga Ministria e Brendshme e Iranit për të goditur anëtarët e MEK ose njohur si muxhahedinët në Shqipëri.

Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar nja shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Manëz.

Në këtë rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptarë por që deri më tani asnjë nuk është ndaluar apo arrestuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu