Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sulmi në e-Albania, Rama: Dyshojmë te dy shtete, u përfshi edhe NATO

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 18:41 | Aktualitet
Sulmi në e-Albania, Rama: Dyshojmë te dy shtete, u përfshi edhe

Kryeministri Edi Rama tha se pas sulmit kibernetik ndaj sistemit të e-Albania-s fshihet një shtet dhe jo një grup hakerash të zakonshëm. Edhe pse nuk i përmendi me emër, Rama tha se sulmi ishte i sofistikuar dhe për të mbrojtur sistemin u përfshi edhe NATO.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, tha Rama gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit.

https://a2news.com/2022/07/20/kryeministria-e-albania-rikthehet-ne-funksion-per-pjesen-me-te-madhe-te-sherbimeve/

Pak orë para kësaj deklarate të Kryeministrit, zyra e tij e shtypit njoftoi rikthimin e pjesës më të madhe të shërbimeve që ofrohen në portalin e-Albania, të cilat ishin mbyllur prej katër ditësh për shkak të sulmit në fjalë.

Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, rënia e e-Albania i kushton shqiptarëve 17 milionë transaksione të munguara çdo ditë. Të shumtë janë ata që pyesin se kur do të rikthehen shërbimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë