“Gjeografia tashmë ka ndryshuar”, Lavrov: Synimet e Rusisë shkojnë përtej lindjes së Ukrainës

Publikuar më: 21/7/2022, ora 11:12
MB LAVROV SYNIMET frame 530 1280x720

“Gjeografia tashmë ka ndryshuar”, Lavrov: Synimet e Rusisë shkojnë përtej lindjes së Ukrainës

Publikuar më: 21/7/2022, ora 11:12

Fokusi i ushtrisë së Rusisë në Ukrainë, nuk është më vetëm në lindje. Këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, gjatë një interviste ku la të kuptohet se strategjia e Moskës ka ndryshuar pasi perëndimi i dha Kievit armë me rreze të gjatë veprimi.

“Rusia tani duhet të shtyjë forcat ukrainase larg nga linjat e frontit për të garantuar sigurinë e saj”, shpjegoi kryediplomati.

Lavrov shtoi se gjeografia është shumë ndryshe tani dhe se rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia janë synimet më të fundit të Rusisë. Forcat e Moskës i kanë pushtuar tashmë të dyja këto rajone.

Këto deklarata vijnë pas raportimeve nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Rusia po përgatitet të aneksojë pjesë të ndryshme të Ukrainës.

Zëdhënësi John Kirby tha Moska po përdor të njëjtën metodë siç bëri dhe me Krimenë, duke organizuar referendume false për bashkim.