Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Jam në vendin e duhur për të fituar”, Lewa prezantohet si lojtar i Barcelonës

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 07:41 | Futboll
“Jam në vendin e duhur për të fituar”, Lewa

Robert Lewandowski u prezantua këtë të mërkurë si lojtari më i ri i Barcelonës. Së bashku me Presidentin e klubit, Joan Laporta, polaku bëri deklaratat e tij të para si lojtar i Barçës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. U desh shumë punë për t’iu bashkuar Barçës. E di që kemi shumë punë përpara nesh, por dje pashë potencialin e madh që kemi dhe jam gati të jem pjesë e këtij klubi, i cili ka një histori të pabesueshme, por ka edhe perspektiva të mëdha. Në botën e futbollit duhet të duash të fitosh dhe unë jam në vendin më të mirë për ta bërë këtë”, u shpreh mes të tjerash sulmuesi.

Ndërkohë, në këtë prezantim mediave nuk iu lejua të bënin pyetje.

https://a2news.com/2022/07/16/zgjidhet-e-ardhmja-e-lewandowski/

A2 CNN Livestream

Dita jonë