Lojë me "Slime" ndaj pikëllimit, materiali zbavitës që ndihmon të gjitha shqisat

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 11:27 | Lifestyle
Lojë me "Slime" ndaj pikëllimit, materiali zbavitës

Materiali “Slime” dihet tashmë që është kthyer në një lojë të preferuar fëmijësh, por mesa duket nuk ka vetëm këtë qëllim. Dy miqtë të cilët kanë hapur tashmë një institut të dedikuar për gjërat me “Slime”, zbuluan se loja me të, të ndihmon të lehtësosh dhimbjen dhe pikëllimin.

Instituti quhet Sloomoo dhe ka një mur slime, një liqen edhe një shpellë. Sara Schiller e cila çeli këtë institut tri vite më parë me ortaken e saj, Karen Robinovitz, rrëfen se ato kanë qenë mikesha për 14 vite dhe pesë vite më parë kaluan një tragjedi personale. Sara thotë se pikërisht loja me “Slime” i bëri të ndihen mirë, pasi sipas saj ky material ndihmon të gjitha shqisat, në veçanti prekja.

Sara thotë më tej se bashkë me Karen e kuptuan se donim t'ua jepnin këtë gëzim të gjithëve, familjeve, të rriturve dhe t'u jepnim njerëzve leje të luanin dhe të argëtoheshin. Të gjithë janë të mbërthyer në pajisjet e tyre. Kur je në Institutin Sloomoo, je i angazhuar dhe i lidhur me veten, sepse i ke duart e zëna duke luajtur me “Slime” dhe po lidheni me të tjerët, njerëzit rreth jush, duke u buzëqeshur atyre, duke mësuar truket e “Slime” prej tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi