Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pse i duhet Shqipërisë amnistia fiskale?

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 21:17 | Ekonomi
Pse i duhet Shqipërisë amnistia fiskale?

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN foli për projektligjin për amnistinë fiskale, duke dhënë arsye se pse i duhet tashmë ky ligj vendit, ndërsa pati një përgjigje edhe për kundërshtitë e opozitës.

“Në 30 vitet e fundit, ne kemi parë se si shpesh për nevojën për të krijuar një anashkalim të pagimit të taksave ka një numër të caktuar biznesesh që kanë bërë evazion fiskal. Të gjithë ata që kanë punuar në punë të zezë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, kanë një numër të madh parash që kanë një diferencë të madhe me realitetin. Dua të them që rehabilitimi i aseteve nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri. Në historinë e vendeve të tjera, por edhe atyre fqinje kanë ndodhur amnisti edhe në vitet e fundit.

Nuk mundet që opozita të hedhë sulme për diçka që e ka propozuar edhe vetë. Opozita shumë mirë që e kundërshton, por të sjellë edhe argumente se pse e kërkoi në vitin 2011. Qeveria është e bindur, nevoja për amnistinë është e qartë. Nuk ka biznese sot në Shqipëri, ato të pastrat, që nga 1 janari nuk marrin dot as kredi, pasi ka diferenca. Italia nuk ishte në të njëjtin tranzicion dhe e bëra amnistinë”, tha ish-ministrja Denaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani