Pas grurit, Rusia po grabit dhe çelikun e Ukrainës. Kremlini nuk reagon

Publikuar më: 22/7/2022, ora 13:55
MB RUSIA GRABITJA.duplicate frame 250 1280x720

Pas grurit, Rusia po grabit dhe çelikun e Ukrainës. Kremlini nuk reagon

Publikuar më: 22/7/2022, ora 13:55

Rusia po grabit çelik me vlerë 600 milionë dollarë nga fabrikat dhe portet në Ukrainë. Akuza është lëshuar nga kreu i firmës më të madhe të çelikut në Ukrainë, Metinvest.

Firma zotëron fabrikën Azovstal që u bë streha e fundit e ushtarëve dhe civilëve ukrainas gjatë shkatërrimit rus të qytetit të Mariupol. Shefi ekzekutiv, Juri Rizhenkov, tha se çeliku po transferohej në Rusi dhe po shitej, një pjesë e të cilit ishte destinuar për klientët në Europë. Kremlini nuk ka komentuar këto akuza.

“Ata jo vetëm që po grabisin produktet tona, por edhe klientëve europianë, të cilët i kanë blerë tashmë ato produkte”, nënvizoi më tej drejtuesi i Metinvest.

Ai shtoi se kompania po dokumenton aq sa mundet këtë grabitje dhe se po përgatisin një veprim ligjor në të ardhmen kundër shtetit rus.