Bilanci i qeverisjes vendore, Rama me kryetarët e bashkive: Kurseni energjinë elektrike

Publikuar më: 23/7/2022, ora 17:16

Bilanci i qeverisjes vendore, Rama me kryetarët e bashkive: Kurseni energjinë elektrike

Publikuar më: 23/7/2022, ora 17:16

Kryeministri Rama kërkoi nga kryetarët e Bashkive të tregojnë kujdes me shpenzimin e energjisë elektrike.

Në takimin me drejtuesit lokal ku bëri bilancin e qeverisjes vendore, Rama bëri të ditur se për shkak të mungesës së energjisë në treg qeveria ka gati edhe planin e kursimit që sipas tij do zbatohet në rast emergjence.

“Duhet të dalim në treg dhe tregu po lëngon nga mungesa, Ministria bashkë me aktorët e tjerë kanë përgatitur planin e shkurtimeve”, u tha Rama kryebashkiakëve.

Referuar qeverisjes lokale, Rama vendosi kushte për të gjithë kryebashkiakët socialistë të cilët duan në kandidojnë për një tjetër mandat. “Kush do të kandidojë përsëri, brenda kësaj vjeshte duhet të sjellë në Ministrinë e Bujqësisë projektet për grumbullim, përpunim dhe riciklim”, tha Rama.

Por nuk ishte vetëm Kryeministri që kishte kërkesa. “Vetëm Shëngjini ka mbetur pa shëtitore. Të gjithë e kanë bërë”, tha Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. “Shëngjini dihet që në fund do të jetë, po të paktën të bëhet”. “Ura e re e Kukësit që po bëhet, një investim shumë i madh, na lë komplet jashtë”, tha Kryetari i Bashkisë së Kukësi Safet Gjici.

Gjatë takimit nuk munguan as incidentet ku kryeministri u shqetësua nga një prej të pranishmeve në sallë. “Do të nxjerr jashtë, boll tani”, i tha Rama kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj.