Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Meta: Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 09:03 | Bota
Meta: Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, e fundit jashtë vendit në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Meta, në një status në Facebook, shkruan se Kosova ka bërë përparime të mëdha duke u konsoliduar gjithnjë e më shumë si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon.

https://a2news.com/2022/07/22/meta-zgjedh-kosoven-per-viziten-e-tij-te-fundit-si-president/

“Një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kënaqësi të ndaja vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, që gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe europianizmi në rajon.

Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”.

Më tej, Meta thekson se Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

https://a2news.com/2022/07/21/meta-nuk-humb-kohe-nga-presidenca-menjehere-ne-konventen-e-lsi/

“Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë”, shkruan Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani