Dy amerikanë humbin jetën në rajonin Donbas të Ukrainës

Publikuar më: 24/7/2022, ora 11:33
ukraine 3 1280x720

Dy amerikanë humbin jetën në rajonin Donbas të Ukrainës

Publikuar më: 24/7/2022, ora 11:33

Dy shtetas amerikanë humbën jetën së fundi në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, tha të shtunën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Administrata e SHBA-së ishte në kontakt me familjet e të ndjerëve dhe ofroi “të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi nuk dha detaje se kur kanë ndodhur saktësisht vdekjet apo për rreathanat e tyre,

“Për respekt të familjeve gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asgjë më tej”, tha zëdhënësi, i cili po konfirmonte një raport të mëparshëm të CNN.

Ukraina ka qenë e rrethuar nga Rusia për gati pesë muaj në atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur Ukrainën dhe për ta çliruar atë nga nacionalizmi anti-rus i nxitur nga Perëndimi. Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia nisi një luftë të paprovokuar.

Disa amerikanë kanë dalë vullnetarë për të luftuar përkrah forcave ukrainase, pavarësisht paralajmërimeve për të mos marrë armët. Një shtetas amerikan u vra në luftime në maj, pasi ai iu bashkua mijëra luftëtarëve të huaj që kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar Ukrainën të shmangë forcat ruse.