Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Leclerc përplaset me murin, Verstappen fiton garën e Francës

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 16:34 | Sporte të tjera

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Francës. Piloti i Red Bullit, i nisur nga vendi i dytë, përfitoi nga aksidenti i Charles Leclerc, i cili doli nga pista duke u përplasur me murin, kur kryesonte garën.

Ky aksident ndodhi në xhiron e 18 dhe që nga ai moment, holandezi kampion në fuqi kontrolloi garën i qetë, duke arritur fitoren e radhës.

Në vend të dytë garën e përfundoi Lewis Hamilton (Mercedes), ndërsa i treti George Russell, po me Mercedes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë