Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lufta në Ukrainë, Lavrov kërkon mbështetjen e botës arabe: Do të mbajmë premtimet për grurin

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 15:15 | Bota
Lufta në Ukrainë, Lavrov kërkon mbështetjen e botës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do t'i drejtohet Ligës Arabe gjatë vizitës në Egjipt, ku ka selinë e saj në kryeqytetin Kajro.

Ai dëshiron të marrë mbështetje për Moskën, pas zemërimit ndërkombëtar për luftën në Ukrainë.

Lavrov zhvilloi bisedime në Kajro me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry, ku sipas agjencive ruse, mësohet se Rusia do ti qëndrojë angazhimeve të saj për eksportin e produkteve bujqësore, pavarësisht nëse kufizimet e aplikuara ndaj Moskës do të hiqen apo jo.

Egjipti ka lidhje të rëndësishme me Rusinë, e cila furnizon grurë, armë dhe deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës, një numër të madh turistësh.

Kjo është faza e parë për zotin Lavrov e një turneu të shkurtër në Afrikë që do të zhvillohet në Etiopi, Ugandë dhe Kongo-Brazzaville.

Në një artikull të botuar nga gazetat lokale në prag të turneut të tij, Lavrov tha se vendi i tij gjithmonë "ka mbështetur sinqerisht afrikanët në luftën e tyre për liri nga zgjedha koloniale".

Ai shtoi se Rusia vlerëson "pozitën e ekuilibruar" të afrikanëve për çështjen e Ukrainës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë