Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zjarr në Durrës, digjen dy automjete

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 16:40 | Kronikë
Zjarr në Durrës, digjen dy automjete

Një vatër zjarri, që është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Currilave në Durrës, ka shkaktuar djegien e dy automjeteve.

Ndërhyrja e zjarrfikësve në vendngjarje bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe vënien e tyre nën kontroll.

Pak orë më parë, prefekti i qarkut, Emiljan Jani, përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se Qarku i Durrësit është përfshirë në hartën e zonave me risk të lartë për rënie zjarresh, prandaj rekomandoi kujdes maksimal për të evituar këto raste.

Postimi i prefektit:

Njoftim!

Të nderuar banorë të Prefekturës së Qarkut Durrës,Në zbatim të ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, nisur nga situata e parashikuar e motit, me qëllim marrjen e masave parandaluese për gjendjen e pritshme emergjente që mund të krijohet, si dhe përballimin me efektivitet të saj, u njoftoj se Prefektura e Qarkut Durrës ndodhet në zonën me shkallë të lartë risku për rënien e zjarreve.

●Shtabet e Emergjencave Civile në qark janë në gadishmëri të plotë për gjatë gjithë kohës;

●Kapacitetet njerëzore dhe teknike në nivel qarku janë në gadishmëri të plotë për të ndjekur me përgjegjshmëri të plotë dhe seriozitet çdo lloj situate të mundshme emergjente.

Nisur nga këto kushte, kërkoj nga ana juaj bashkëpunimin me Institucionet, rritjen e vigjilencës, si dhe kujdesin tuaj maksimal.

Bashkëpunimi juaj me Institucionet do të bëjë të mundur garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë