BE sanksionon “Ujqërit” e Putinit

Publikuar më: 25/7/2022, ora 12:22

BE sanksionon “Ujqërit” e Putinit

Publikuar më: 25/7/2022, ora 12:22

Një grup motoçiklistësh rusë, të quajtur “Ujqërit e Natës” – të cilët njihen si mbështetës të Presidentit Vladimir Putin dhe përkrahin luftën në Ukrainë – janë sanksionuar këtë javë nga Bashkimi Europian.

Grupimi ka rreth 7000 anëtarë dhe është parë shpesh të organizojë ture ku ka qenë i pranishëm edhe Putin. Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, ata kanë organizuar tubime për të shprehur qëndrimin e tyre kundër vendit fqinj.

Anëtarë të grupit flitet edhe se kanë luftuar përkrah militantëve prorusë në Ukrainë, por edhe në vende të tjera në të kaluarën.

Alexander Zaldostanov, lideri 51-vjeçar i grupit, citohet nga mediat ruse të ketë thënë se nuk ishte i habitur për veprimin dhe se për të, sanksionet nuk kanë asnjë kuptim. Edhe pse dega ruse e grupit të motoçiklistëve mund të mos lejohet të udhëtojë jashtë vendit, Zaldostanov tha për “Financial Times” se tubimet në mbështetje të Putinit do t’i organizojnë degët e tjera që grupi ka në të gjithë Europën, plot 44.