Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Edhe vetë pushtuesit e dinë që do të mposhten”

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 18:18 | Bota
“Edhe vetë pushtuesit e dinë që do të mposhten”

Kanë kaluar pesë muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkurtin e kaluar, dhe ende nuk dihet se kur do të marrë fund. Pas gjithë kësaj kohe, pavarësisht pushtimeve nga ushtria e Vladimir Putinit në lindje të vendit, Presidenti Volodymyr Zelensky ruan besimin në ushtrinë e tij.

“Edhe vetë pushtuesit e pranojnë se ne do të fitojmë”, theksoi Zelensky në fjalimin e tij të fundit televiziv.

“Ne i dëgjojmë ata (shërbimet e inteligjencës) kur bisedojnë gjatë gjithë kohës. Në atë që u thonë të afërmve kur i telefonojnë”, shtoi Presidenti i Ukrainës.

Ndërkohë, Moska ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime kundër njerëzimit. Këtë e njoftoi kreu i komitetit hetimor të Rusisë. Alexander Bastrykin i tha gazetës pro qeveritare, Rossiiskaya, se më shumë se 1300 hetime penale kishin nisur. Ai propozoi gjithashtu një Gjykatë Ndërkombëtare të mbështetur nga disa vende, duke përfshirë Bolivinë, Iranin dhe Sirinë.

Mbi 90 persona, përfshirë 51 komandantë të forcave të armatosura, janë në kërkim, bëri të ditur Bastrykin. Ukrainasit janë të përfshirë në “krime kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit”, tha ai për median në fjalë.

https://a2news.com/2022/07/25/e-ka-pushtuar-prej-6-muajsh-rusia-akuzon-ukrainen-per-krime-lufte/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli