Kallëzimi në SPAK, Balla: Kam sjellë prova të reja për dosjen “Partizani”

Publikuar më: 25/7/2022, ora 23:06
balla 1280x720

Kallëzimi në SPAK, Balla: Kam sjellë prova të reja për dosjen “Partizani”

Publikuar më: 25/7/2022, ora 23:06

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është paraqitur në SPAK për të dëshmuar mbi çështjen e ndërtimeve në ish-territorin e klubit “Partizani”, duke deklaruar se ka paraqitur prova të reja para Prokurorisë së Posaçme.

“Dosja e kthim-kompensimit, privatizimit të kompleksit “Partizani” është një dosje korruptive në vlerësimin tim. Duhet hetuar plotësisht dhe personat e përfshirë në të duhet të dënohen nga drejtësia. Kjo është arsyeja e kësaj vizite në SPAK”, tha Balla.