Ka 46 vite që është prodhuar, por ky kompjuter mund të shitet më shtrenjtë se çdo pajisje teknologjike në të gjithë globin.
Bëhet fjalë për prototipin origjinal të kompjuterit të parë Apple, i montuar nga duart e vetë Steve Jobs dhe bashkëthemeluesit, Steve Wozniak.
Kjo pajisje e rrallë e quajtur Apple-1, do të dalë në shitje nga shtëpia e ankandeve “RR Action”, ndërsa vlera e shitjes, sipas analistëve të tregut, mendohet të arrijë deri në gjysmë milioni dollarë.
Të gjithë kanë të drejtën të bëjnë ofertën e tyre deri në 18 gusht, ditë në të cilën Apple 1 do të ketë zyrtarisht një pronar të ri.
Që nga shitja e parë në vitin 1976 , kompania Apple sot arrin të fitojë deri në 1700 dollarë për sekondë dhe ka kapur majat në treg, si një superfuqi teknologjike. (A2 Televizion)