Mungon infrastruktura, qyteti antik është lënë në harresë

Publikuar më: 25/7/2022, ora 15:06

Mungon infrastruktura, qyteti antik është lënë në harresë

Publikuar më: 25/7/2022, ora 15:06

Daton që nga viti 117 pas Krishtit, por sot qyteti antik i Adrianopolis, gjendet i harruar pavarësisht vlerës arkeologjike dhe kulturore që mbart, si një vendbanim i hershëm i periudhës perandorake.

Rruga që të çon drejt qytetit antik, i ndodhur në fshatin Sofratik të bashkisë së Dropullit, është tejet e amortizuar. Banorët e zonës shprehen se gjatë dimrit kjo rrugë bëhet akoma më e vështirë. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, shprehet se institucioni që ai drejton është i pafuqishëm financiarisht, për t’i dhënë vlerën e duhur qytetit antik të Adrianopolisit.

Qyteti antik, që e ka marrë emrin nga Perandori romak Adrian, përbëhet nga një tempull i vogël kuadratik dhe një strukturë rrethore mbi të cilën është ndërtuar teatri. Në periudhën e Adrianit (117-138 pas Krishtit), qendra mori tiparet e një qyteti. Adrianopoli u bë kryeqendër dhe qendër administrative për komunitetin romak të Luginës së Drinos. Ajo ndodhet përgjatë rrugës që lidhte qytetin antik të Apollonisë dhe atij të Nikopojës.