Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shkarkohet Ahmetaj, Balluku emërohet zv.kryeministre

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 08:22 | Politikë
Shkarkohet Ahmetaj, Balluku emërohet zv.kryeministre

10 muaj nga nisma mandatit të tretë, Edi Rama ndryshon qeverinë. Numri dy i këshillit të ministrave, Arben Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv/kryeministrit dhe vendin e tij e zuri Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Kreut i qeverisë nuk e prishi traditën e njoftimeve në kabinet nëpërmjet Twitter-it duke lëshuar një rrufe në qiellin e kryeministrisë, vetëm pak orë pasi Ilir meta i kishte dorëzuar Bajram Begajt zyrën e presidentit te Republikës

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”

Edi Rama / Twitter

Firmat e Kryeministrit mbajnë datën 24korrik, ku sipas të gjitha gjasave, as vetë Arben Ahmetaj nuk dite gjë. Në ceremoninë e betimit të Presidentit Bajram Begaj, Ahmetaj ishte ulur në karrigen e zëvendëskryeministrit në Parlament, ndërsa një ditë më pas, planet për të vijuar mandatin duket se u prishën.

“Falënderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falënderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”

Edi Rama / Twitter

Tërmeti doli nga fushat prioritare të qeverisë duke u zëvendësuar me integrimin bë Bashkimin Europian. Të njëjtin fat si Ahmetaj pati edhe Zef Mazi i cili nuk arriti të udhëhiqte asnjë tryezë negocimi.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit”

Edi Rama / Twitter

Propozimet e Edi Ramës do të duhet të marrin pëlqimin e Bajram Begajt. Në ditën e parë të punës në tryezën tij janë tashmë propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar ku sipas kushtetutës, kreu i shtetit ka 10 ditë kohë për ti shqyrtuar. Më pas do të jetë radha e Parlamentit, ku deputetët s’do të mund t’i nisin pushimet pa votuar më parë shkarkimet dhe emërimet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli