Turizmi në ditët më të mira, më shumë vizitorë se në 2019, kryesojnë pushuesit nga Kosova

Publikuar më: 25/7/2022, ora 14:59

Turizmi në ditët më të mira, më shumë vizitorë se në 2019, kryesojnë pushuesit nga Kosova

Publikuar më: 25/7/2022, ora 14:59

Turizmi po përjeton ditët më të mira duke i dhënë fund perceptimit se plazhet e vendit po braktiseshin. Kjo të paktën referuar shifrave zyrtare. Sipas Institutit të Statistikave, në qershor në vend hynë më shumë se 1,3 milionë vetë, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se vitin e shkuar e madhe duke tejkaluar edhe 2019-n.

E marrë në 6-mujor, sipas INSTAT vendin e kanë vizituar më shumë se 4.8 milionë pushues shqiptarë e turistë tëhuaj, shifër kjo më e larta historike. Ecuria pozitive, sipas operatorëve, ka vijuar të theksohet edhe më tej këtë muaj.

Qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Anglia janë ata që përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në 6 muajt e parë të vitit. Pushues ka pasur edhe nga vende jo shumë tradicionale për turizmin veror shqiptar.

Operatorët turistikë parashikojnë që ky sezon turistik veror të rritet me 30 deri në 40 për qind krahasuar me periudhën e pandemisë, duke iu shkëputur përfundimisht hijes së Covid-19 e madje krizës së çmimeve.