Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nuk ndalet çmimi i energjisë, Qeveria alokon 20 miliardë lekë për KESH

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 15:00 | Ekonomi

Çmimet e energjisë në bursa po kapin nivele shqetësuese, teksa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po importon për të ruajtur rezervën hidrike. Nga rreth 360 euro në fundjavë, sot një megavat/orë energji elektrike kushton mbi 500 euro. Kjo është vlera e dytë më e lartë pas rekordit prej 554 euro megavat/orë të shënuar në nisje të luftës Rusi-Ukrainë.

Përballë kësaj situate, qeveria ka alokuar 20 miliardë lekë, rreth 175 milionë euro të tjera ndaj KESH me qëllim përballimin e kostove për blerje energjie nga importi. Për ekspertët, situata mund të normalizohet me bërjen aktive të Bursës Shqiptare të Energjisë.

Situata jo e favorshme hidrike ka bërë që në këtë vit të vështirë Shqipëria të përqendrohet kryesisht te importi. Sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare rreth 50 për qind e energjisë së nevojshme aktualisht po vjen nga jashtë. Përveç Buxhetit të Shtetit, biznesi i lidhur në tension të mesëm po vuan gjithashtu kostot e shtrenjtuara të energjisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu