Rithemelohet LSI, Meta kthehet në politikë me Partinë e Lirisë

Publikuar më: 26/7/2022, ora 09:50

Rithemelohet LSI, Meta kthehet në politikë me Partinë e Lirisë

Publikuar më: 26/7/2022, ora 09:50

Vetëm disa orë pasi kishte rimarrë kartën e anëtarësisë së LSI-së, Ilir Meta zyrtarizoi rikthimin në politikën aktive me një plan të ri për krijesën e tij politike që tashmë ndryshon emrin dhe misionin e saj nga ai i integrimit europian në atë për shpëtimin e Shqipërisë.

Meta bëri të qartë se si do të zhvillohet kjo luftë ndaj asaj që në jo pak raste e cilësoi si qeverisjen kleptokratike të Edi Ramës. “Luftën duhet ta bësh deri në fund dhe ia vlen të vdesësh. Sot me shqiptarët e ndershëm dhe me popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë, Rilindjen Mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të 17 majit”, tha Meta.

Delegatët e konventës vendosën që pas dorëheqjes së kryetares Monika Kryemadhi, partia të drejtohet përkohësisht nga Komiteti Organizator me në krye Ilir Metën dhe nënkryetar Agim Neshon. Ky Komitet do marrë drejtimin ekzekutiv deri në konventën e ardhshme që do mbahet brenda 2 muajve.

Pas përfundimit të punimeve, Ilir Meta tregoi edhe kuptimin që mbart lëvizja e tij politike të cilën e pagëzoi me emrin Partia e Lirisë.

Në konventën kombëtare ra në sy mungesa e fjalës nga ish-kryetarja Monika Kryemadhi e cila nuk dukej aspak e zhgënjyer pasi la drejtimin e partisë, ndërkohë që bëri edhe krahasimin mes dyshes Basha-Kryemadhi dhe Meta-Berisha. Kryemadhi theksoi se do të vazhdojë të japë kontributin e saj sidomos në promovimin e të rinjve në politikë.