Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Roma refuzon interesimin e klubit italian për Kumbullën

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 11:56 | Futboll
Roma refuzon interesimin e klubit italian për Kumbullën

Torino interesohet për shërbimet e Marash Kumbullës. Pasi shitën Bremer tek Juventus, klubi torinez po kërkon një zëvendësues të denjë për mbrojtësin dhe emri më i përfolur është ai i shqiptarit, Marash Kumbulla. Torinezët synojnë të afrojnë në skuadër 22-vjeçarin, teksa propozojnë një huazim me të drejtë blerjeje.

Gjithsesi, trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka bërë të qartë se futbollisti shqiptar nuk është në shitje. Sipas portugezit, Kumbulla shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës në sezonin e ri. Vitin e kaluar, mbrojtësi luajti 28 ndeshje me fanellën verdhekuqe dhe shënoi 1 gol.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani