Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shkupi eliminohet nga Champions League

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 23:01 | Futboll
Shkupi eliminohet nga Champions League

Ka marrë fund dhe rrugëtimi I të vetmes skuadër shqiptare në Champions League. Shkupi nuk arriti të bëjë dot mrekullinë përballe gjigandëve të Dinamo Zagrebit . Pas barazimit 2-2 në Kroaci, Kampionët e Maqedonisë së Veriut u mundën minimalisht në shtëpi në një ndeshje të vështirë por të luftuar deri në fund. Edhe pse luajtën në një stadium të tejmbushur, bardhekaltërit e patën të vështirë të krijonin aksione dhe e panë veten në disavantazh në minutën e 47-të të takimit.

Arijan Ademi harrohet në zone dhe i vetëm përballë portierit e dërgoi topin në rrjetë. Pas kësaj skuadra shqiptare bëri çmos të barazonte shifrat por miqtë nga Kroacia ishin vendosur mirë në prapavijë duke mos lënë shumë hapësira.

Në këtë mënyrë ëndrra e Shkupit në Champions përfundon këtu por jo aventura në Europë. Shkupjanët do të konkurrojnë tanimë në Europa League kundër Shamrock Rovers.

Nga na tjetër futbollisti shqiptar Regi Lushkja po shkëlqen me paraqitjet e tij me skuadrën e Sherif Tiraspolit. Mesfushori nga Kavaja ishte titullar në takimin përballë Maribor dhe u cilësua si një nga më të mirët në fushë. Moldavët triumfuan me rezultatin 1-0, duke siguruar një biletë për në raundin e tretë të Champions League. Në raundin e tretë të Champions-it, Sherif Tiraspol do të përballet me çekët e Plzen, ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristi Qose.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani