Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Begaj nisi me ambasadoren Yuri Kim takimin e parë si president

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 16:09 | Politikë
Begaj nisi me ambasadoren Yuri Kim takimin e parë si president

Takimin e parë si presidenti Bajram Begaj e zhvilloi me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Në një postim në Twitter kreu i shtetit thekson se ky takim i hap rrugën angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve, në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit

“Partneriteti i SHBA-së dhe Shqipërisë është më i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. #krahperkrah”, shkruan Begaj.

https://twitter.com/BajramBegajAL/status/1552292475368259584

A2 CNN Livestream

Dita jonë