Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dybala prezantohet te Roma, 10 mijë tifozë në shesh

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 07:30 | Futboll
Dybala prezantohet te Roma, 10 mijë tifozë në shesh

Një pritje madhështore që as në ëndrrën të bukur nuk mund ta kishte imagjinuar. Paolo Dybala është prezantuar si lojtari iri i Romës në sheshin kryesor të qytetit ku rreth 10 mijë tifozë kishin dalë për ta përshëndetur.

Me këngët e skuadrës së zemrës në sfond dhe me fanellën e veshur, Dybala dukej i lumtur për zgjedhjen e tij edhe pse i kushtoi më shumë se një muaj për të vendosur. Në fjalët e tij të para si futbollist i Romës, argjentinasi zbuloi bisedën me trajnerin portugez, Jose Mourinho-n, ndërsa tregoi edhe për të synimet me skuadrën e tij të re.

“Pyetja e parë që i kam bërë Mourinho-s është se çfarë mund të fitojmë. Mua më pëlqen të fitoj, në stërvitje shoh përgjegjësinë e trajnerit dhe besimin e djemve ndërsa jemi ende në njohje me njëri-tjetrin. Këto gjëra janë të rëndësishme për të mbërritur te një objektiv, do të jap gjithçka që të vazhdoj të fitoj”, tha ai.

Dybala ka nënshkruar një kontratë trevjeçare në Stadio Olimpico, nga e cila do të përfitojë 6 milionë euro në vit. Ai do të mbajë numrin 21 te verdhekuqtë, të njëjtën që kishte dhe te Juventusi, skuadrën që luajti për 7 vite.

A2 CNN Livestream

Dita jonë