Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Laçi përforcohet me ish-lojtarin e kombëtares polake

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 15:03 | Futboll
Laçi përforcohet me ish-lojtarin e kombëtares polake

Tashmë është zyrtare. Laçi përforcohet në mesfushë. Futbollisti polak, Ariel Borisjuk, është veshur bardhezi. Ka qenë vetë klubi kurbinas i cili me ane të një postimi njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes.

30-vjeçari ka një të kaluar në skuadra elitare, si Legia e Varshavës në Poloni apo Queens Park Rangers në Angli. Ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares polake, me të cilën ka luajtur 12 takime.

Futbollisti i është bashkuar ekipit menjëherë dhe me shume gjasa do të jetë gati për ndeshjen e kthimit në Conference League. Laçi luan këtë të enjte ndaj moldavëve të PetroCub në stadiumin Elbasan Arena.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu