Parashikimi i zymtë i FMN: Po shkojmë drejt epokës së recesionit

Publikuar më: 27/7/2022, ora 09:57

Parashikimi i zymtë i FMN: Po shkojmë drejt epokës së recesionit

Publikuar më: 27/7/2022, ora 09:57

Ekonomia globale po rrezikon të rrëshqasë në recesion, kjo pasi tri ekonomitë më të mëdha globale kanë mbetur në vend, ndërsa parashikohet për rritje të mëtejshme të inflacionit.

Skenari për ekonominë për pjesën e dytë të këtij viti, por edhe për vitin 2023 është edhe më pesimist sesa parashikimi më i fundit, i prillit, bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Fondi thekson se në SHBA, Kinë dhe Eurozonë, ekonomia ka shënuar rënie të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti dhe kjo është tkurrja e parë për ekonominë globale që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në janar të vitit 2020.

“Që nga muaji prill, parashikimi për ekonominë globale në vijim është bërë edhe më i zymtë”, thuhet në raportin e FMN. Sipas tij, bota duket se po përjeton “epokën e recesionit”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon tashmë një rritje ekonomike globale prej 3,2% për vitin 2022, në tkurrje me 0,4% nga parashikimi i muajit prill. Ndërsa parashikimi për vitin e ardhshëm është për një rritje me vetëm 2,9%.