Përmbyset autoboti me gaz në aksin Milot-Rubik

Publikuar më: 27/7/2022, ora 18:26
bot me gaz 1280x720

Përmbyset autoboti me gaz në aksin Milot-Rubik

Publikuar më: 27/7/2022, ora 18:26

Një autobot që transportonte gaz është përmbysur në aksin rrugor Milot-Rubik. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.