Shifrat si në vitin 2019, rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës

Publikuar më: 27/7/2022, ora 12:44

Shifrat si në vitin 2019, rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës

Publikuar më: 27/7/2022, ora 12:44

Pas më shumë se dy viteve, ku është menduar edhe shkurtimi i personelit për shkak të numrit të vogël të pasagjerëve, porti i Vlorës duket se i është rikthyer përpunimit me kapacitete të plota, të krahasueshme me periudhën përpara pandemisë.

Këto fakte pohon vetë shefi i përpunimit të të dhënave në portin detar të Vlorës. Sipas Skëndajt, pritshmëritë për këtë sezon veror janë akoma më pozitive në vazhdim pasi fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit, sipas tij, pritet të ketë fluksin më të lartë.

Për sa i përket përballimit të fluksit përgjatë muajt korrik porti i Vlorës ka marrë masat në menaxhimin e situatës duke vendosur të gjithë kapacitetet e punonjësve në funksion të udhëtarëve, të cilët vijnë dhe dalin çdo ditë nga ky port.