10 milionë euro për 4 vite, mbyllet thirrja e parë e start-up. Shpallen 23 përfituesit

Publikuar më: 28/7/2022, ora 16:44

10 milionë euro për 4 vite, mbyllet thirrja e parë e start-up. Shpallen 23 përfituesit

Publikuar më: 28/7/2022, ora 16:44

Shqipërisë po i shtohet me ritme një sektor i ri, ai i “start-up”. Aktorë nga tregu i sipërmarrjeve rishtare e novatore thonë se ky ekosistem mund të shërbejë si gur themeli i kalimit të ekonomisë nga e prapambetur, në të avancuar digjitale.

Institucioni i cili ka marrë peshën më të madhe për të realizuar tranzicionin është ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Ndërkohë, pas përmbylljes së fazës së parë të aplikimeve, janë shpallur edhe 23 fituesit që do të përfitojnë nga fondi dedikuar për “start up”. Së shpejti do të hapet edhe thirrja e dytë. Të shumtë janë edhe studentët që kanë pyetur nëse mund të marrin pjesë. 

Përveç mbështetjes direkte me para, fituesit në thirrjet e “start up” mbështeten edhe në afatmesëm me konsulencë e lehtësi të tjera procedurale.