Bojkoti i pedagogëve, Sindikata: U rritën vetëm pagat e mësuesve, nuk hyjmë në auditorë!

Publikuar më: 28/7/2022, ora 15:34

Bojkoti i pedagogëve, Sindikata: U rritën vetëm pagat e mësuesve, nuk hyjmë në auditorë!

Publikuar më: 28/7/2022, ora 15:34

Pedagogët do të bojkotojnë nisjen e vitit të ri akademik nëse pagat e tyre nuk rriten, ashtu sikundër po ndodh me pagat e mësuesve. Sinjali i parë është nisja e një peticioni ku vetëm në Tiranë janë mbledhur mbi 300 firma pedagogësh.

Sipas përfaqësuesve të sindikatave, ka një neglizhencë nga ana e drejtuesve politik të institucioneve për të kthyer vëmendjen nga arsimi. “Më 15 shtator do të ketë një grevë njëorëshe. Mjekët po largohen, po pedagogët? Po largohen, shkojnë për specializim e nuk vijnë. Shenja më e keqe është se politikanët nuk i arsimojnë këtu fëmijët po i çojnë jashtë”, tha për A2 CNN Sandër kovaçi, nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve. “Sot gjysma e pedagogëve paguhen njësoj sa paga e studentëve të tyre që fillojnë punën si mësues pas përfundimit të arsimit të lartë. 60 mijë lekë është paga, për pedagogun dhe mësuesin e gjimnazit. Kanë rritur nga 2007 pagën e mësuesve dhe e kanë mbajtur në vend atë të pedagogëve”.

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon për pedagogët, teksa Kosova i paguan 40% më shumë. Me rritjen e inflacionit, po ashtu rritet zhvlerësimi i lekut, duke e bërë të përballuar jetesën me pagën që ata marrin si dhënës të dijeve dhe përgatitës të profesionistëve të rinj.