Lotët “bërthamorë” të Zonjës së Parë të Koresë së Veriut

Publikuar më: 28/7/2022, ora 12:44

Lotët “bërthamorë” të Zonjës së Parë të Koresë së Veriut

Publikuar më: 28/7/2022, ora 12:44

Koreja e Veriut është gati të mobilizojë fuqinë e saj bërthamore. Njoftimin e bëri vetë diktatori Kim Jong-un, duke folur në përvjetorin e armëpushimit të arritur për luftën koreane.

Lideri i vendit të izoluar nga bota, shtoi se Koreja e Veriut është “plotësisht e gatshme për çfarëdolloj konfrontimi” me Shtetet e Bashkuara. Në fjalimin e tij për festimet e asaj që konsiderohet “Dita e Fitores”, Kim Jong Un tha se kërcënimet bërthamore nga Amerika kërkojnë që Koreja e Veriut të përmbushë një detyrë historike dhe urgjente që të përforcojë mbrojtjen.

Komentet e diktatorit vijnë mes shqetësimeve se ai po përgatit testin e shtatë bërthamor. Uashingtoni paralajmëroi muajin e kaluar se Peniani mund ta kryejë një të tillë në çdo kohë. Testi më i fundit bërthamor ishte në vitin 2017, por testet raketore të këtij viti ishin rekord, plot 31 të tilla. Koreja e Jugut i është përgjigjur duke lëshuar 8 raketa të saj në det.

I gjithë ky kërcënim erdhi gjatë një parade ushtarake, që u shoqërua nga fishekzjarre të shumta dhe koreografi në sheshin kryesor të Penianit. Gjatë eventit nuk munguan as momentet pikante. Zonja e parë e Koresë së Veriut, Ri Sol Ju, shpërtheu në lot pranë bashkëshortit të saj Kim Jong-un, kur në sfond u dëgjua himni kombëtar. I emocionuar u shfaq edhe diktatori, i cili gjatë intonimit mbylli sytë disa herë.