Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Mijëra qytetarë në koncertin për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe çeljen e negociatave

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 21:19 | Aktualitet

Mijëra qytetarë shqiptarë kanë dalë të festojnë mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë koncert po performojnë hitet e tyre muzikore disa nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, si Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Çiljeta Xhilaga, Threedots, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Fifi dhe Soni Malaj.

Përveç qytetarëve të shumtë të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të vendit tonë. Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922, ndërsa ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu.

Ndërkaq më 19 korrik 2022 Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disavjeçare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë