Rama, Basha e Meta bashkë, të gjithë të pranishmit në ceremoninë e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

Publikuar më: 28/7/2022, ora 12:34

Rama, Basha e Meta bashkë, të gjithë të pranishmit në ceremoninë e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

Publikuar më: 28/7/2022, ora 12:34

Shqipëria feston 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në aktivitetin e organizuar, presidenti Joe Biden uroi shqiptarët nëpërmjet një videomesazhi duke nënvizuar se SHBA-ja do të vijojë të mbështesi Shqipërinë. Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarët më të lartë të vendit, si kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit, por edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ish-presidenti Bamir Topi, si dhe figura të tjera të politikës.