Rusia bombardon nga një tjetër shtet, Ukraina me plan për të rimarrë qytetin e parë që ra pas lufte

Publikuar më: 28/7/2022, ora 12:18

Rusia bombardon nga një tjetër shtet, Ukraina me plan për të rimarrë qytetin e parë që ra pas lufte

Publikuar më: 28/7/2022, ora 12:18

Ofensiva e Ukrainës për të rimarrë kontrollin mbi qytetin e pushtuar Kherson, është në një moment të mirë. Këtë e konfirmojnë disa burime nga ushtritë perëndimore për mediat ndërkombëtare.

Ura kryesore e qytetit Kherson është tani jashtë funksionit, pasi forcat e Kievit e goditën atë me raketa me rreze të gjatë, armë të marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarë të mbrojtjes britanike thanë për BBC se Ukraina ka një plan të qartë për të rihyrë në Kherson, qytetin në perëndim të lumit Dnipro, i pari që ra në duart e ushtrisë ruse, pas nisjes së luftës.

Nga ana tjetër, Moska ka vijuar me planin e saj për të pajisur me pasaporta të Rusisë banorët e këtij qyteti dhe dorëzoi disa prej tyre.

Sakaq, në këtë luftë duket se po përfshihet dhe një shtet tjetër. Ushtria ukrainase njoftoi se gjatë mëngjesit të së enjtes, mbi 20 raketa janë lëshuar nga territori i Bjellorusisë, 9 prej të cilave goditën një zonë në rajonin Chernihiv. Shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin Kiev. Me gjithë rezistencën e ushtrisë ukrainase, trupat ruse morën kontrollin e impiantit të dytë më të madh energjetik të vendit, në atë që po konsiderohet arritje e vogël taktike në Donjeck.