Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Urgjencat nga Covid-19, 10 shtrime në ditë me forma të rënda nga BA5

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 15:38 | Aktualitet
Urgjencat nga Covid-19, 10 shtrime në ditë me forma të rënda

Rritja e infektimeve nga koronavirusi ka shtuar edhe urgjencat drejt spitaleve. 9 deri në 10 pacientë në ditë, nga Tirana dhe rrethet, i drejtohen spitalit Covid 3 për trajtim të specializuar.

Mjekët infeksionistë thonë se pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë periudhë janë të moshave mbi 40 vjeç të cilët kanë prekje të mushkërive, por dhe organeve të tjera.

Edhe pse varianti BA5 është më i lehtë se format e deritanishme të Covid-19, mjekët këshillojnë popullatën të bëjë kujdes dhe të mos neglizhojnë shenjat. Në këtë valë të re të koronavirusit, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, si dhe kryerjen e dozave përforcuese anti-Covid.

A2 CNN Livestream

Dita jonë