Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vettel i jep lamtumirën Formulës 1

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 16:30 | Sporte të tjera
Vettel i jep lamtumirën Formulës 1

Sebastian Vettel njihet si një nga pilotët e rrallë të Formula 1 që nuk i përdor rrjetet sociale. Por, sot në mëngjes, ai hapi profil në Instagram për të njoftuar se do të tërhiqet nga Formula 1.

Piloti gjerman i Aston Martin, 4 herë kampion bote, tha se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në këtë sport dhe gara e Abu Dabit, që do të zhvillohet në nëntor, do të jetë gara e tij e fundit në karrierë.

Sebastian Vettel dhe Red Bull ishin binomi që dominuan F1 në periudhën 2010-2013, duke fituar 4 tituj kampionë radhazi.

“Garat janë vetëm një pjesë e jetës sime. Jam prind dhe bashkëshort, kam gjëra të tjera për të bërë jashtë kompeticionit sportiv”, theksoi Vettel në një video të postuar në Instagram.

Vettel ka fituar 53 gara në F1, duke qenë piloti i tretë me më shumë fitore në histori, pas Lewis Hamilton (103) dhe Michael Schumacher (91). Sa i përket titujve, kalohet nga pilotët e mësipërm, që kanë nga 7 secili dhe Fangio, me 5.

Gjermani mban rekordin si kampioni më i ri në historinë e F1, kur fitoi titullin në vitin 2010, në moshën 23 vjeç, 4 muaj e 11 ditë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë