CR7 mund të rikthehet në shtëpi, Milani arrin marrëveshjen me talentin belg

Publikuar më: 29/7/2022, ora 21:16
ronaldo 1280x720

CR7 mund të rikthehet në shtëpi, Milani arrin marrëveshjen me talentin belg

Publikuar më: 29/7/2022, ora 21:16

Merkato i futbollistëve është i nxehtë po aq sa temperaturat e këtyre ditëve. Disa ekipe kërkojnë të blejnë lojtarin që mund të ndryshojë ecurinë në sezon, të tjerë duan të shesin kampionët e dikurshëm që po shndërrohen në barrë, ndërkohë që edhe mitë të futbollit ndjejnë peshën e kohës, dhe nuk janë më të preferuar si dikur.

Ku do të luaj vitin e ardhshëm Cristiano Ronaldo? Një gjë është e sigurt, pak janë gjasat që të mbetet te Manchester United. Red Devils nuk arritën zonën Champions, dhe ky është një kufi që asi portugez nuk mund të tolerojë.

Për këtë arsyeje, 37-vjeçari i ka kërkuar britanikeve të largohet. Po kush mund t’i lejojë vetes një talent të pabesueshëm, por në fazën fundore të karrierës, dhe që do të paguhet rreth 29 milionë euro këtë sezon?

Cristiano Ronaldo me fanellën e Sportin Lisbona

“Gjigantët” Barcellona, Bayers Munich, PSG dhe Chelsea janë tërhequr, oferta të tjera që do e mbushin në para si ato që vijnë nga Arabia Saudite, për momentin nuk e tërheqin.

Ronaldo mendon sie mund t’i japë ende shumë futbollit europian dhe një destinacion si Atletico Madrid mund të ishte i pranueshëm, edhe pse janë rivalë me Realin me të cilin ai ka fituar gjithçka.

Por ka edhe një hipotezë romantike. Orët e fundit po shtohen zërat që menaxheri i tij Mendes po flet me drejtuesit e Sporting Lisbonës, ekipi që rriti CR7 dhe i tregoi për herë të parë botës vlerat e tij.

Portugezët nuk kanë mundësitë ekonomike, por një ulje e pretendimeve te lojtarit simbol të atij vendi dhe tërheqja e pashmangshme e sponsorëve mund të bëjnë vërtetë mrekullinë  e një rikthimi që pak kohë më parë do të ishte e pamendueshme.

Charles De Ketelaere

Ndërkohë, Milani ka arritur një goditje të madhe dhe shumë të kërkuar. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me talentin 21-vjeçar belg Charles De Ketelaere.

Mesfushori sulmues, i cilësuar si një De Bruyne i ri i Belgjikës, do t’i paguhet Bruges 32 milionë euro plus tre të tjerë bonus. Belgu pritet të mbërrijë në Milano të dielën ose të hënën, duke i dhënë cilësi mesfushës se kampioneve të Italisë.

Alexis Sanches

Ndërkohë, kushërinjtë zikaltër të Interit pas rikthimit të bujshëm të një tjetër belgu, Romelu Lukaku, duken se kanë bllokuar ardhjet e reja. Pengesa më e madhe është ajo e rrogave të mëdha të elementëve të padëshiruar tashmë, veçanërisht Alexis Sanches, që merr rreth 8 milionë euro ne vit. Kjo ka stepur kërkesat e shumë ekipeve të interesuara për talentin e kilianit, por së fundmi Marseja duket sikur po i afrohet një marrëveshje, që do të çlironte shumë drejtuesit e ekipit italian.