Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Johnny Depp fiton 3 milionë paund në pak orë nga shitjet e veprave të tij të artit

Nga A2 CNN
29 Korrik 2022, 19:19 | Showbiz

I shumanshëm dhe eklektik, Johnny Depp zbulon talentin e tij me artin figurativ me një koleksion printimesh të shitura në një ankand online. Pas fitores në gjyq kundër Amber Heard dhe serisë së triumfeve në skenë në turne me Jeff Beck, aktori çon në shtëpi një tjetër sukses.

Ylli i "Piratve të Karaibeve" shiti veprat e tij që përfaqësonin ikonat e Hollivudit dhe rock-ut për rreth 3 milionë paund, më shumë se 3.5 milionë euro, përmes një galerie britanike në pak orë.

Printimet, të bëra me imazhe të krijuara nga kompjuteri, u ofruan për shitje në internet nga Castle Fine Art, e cila operon një rrjet galerish në Britaninë e Madhe. Galeria tha se koleksioni, i titulluar "Miqtë dhe Heronjtë", është "një testament për ata që ai njihte mirë dhe ata që e frymëzuan atë".

“Unë e kam përdorur gjithmonë artin për të shprehur ndjenjat e mia. Pikturat e mia rrethojnë jetën time, por unë i mbaja ato për vete dhe u kufizova. Askush nuk duhet të kufizojë veten", tha 59-vjeçari.

Veprat e shitura përfshijnë Bob Dylan, Elizabeth Taylor, Al Pacino dhe Keith Richards. Castle Fine Art tha se uebfaqja e saj, e cila përmbante 780 copë për shitje, kishte shumë kërkesa. Blerësit paguan rreth 17,800 euro për një grup prej katër printimesh me kornizë ose 4,700 euro për një printim të vetëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli