Detaje nga krimi në familje në Elbasan, ngjarja u njoftua nga pronarët e banesës. Autori ishte denoncuar para pak ditësh për dhunë

Publikuar më: 30/7/2022, ora 10:43

Detaje nga krimi në familje në Elbasan, ngjarja u njoftua nga pronarët e banesës. Autori ishte denoncuar para pak ditësh për dhunë

Publikuar më: 30/7/2022, ora 10:43

Krimi në familje kësaj radhe ka goditur në qytetin e Elbasanit. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, raportohet se në lagjen Skënderbej të qytetit, 37-vjeçari Ramis Micika goditur me thikë bashkëshorten e tij, Jetlira Elezi, e cila për pasoje ka gjetur vdekjen.

Pas krimit, 37-vjeçari mësohet se është larguar në këmbë, ndërsa policia e Elbasanit ka nisur ndjekjen për kapjen e tij.

Ngjarjen e kanë lajmëruar të zotët e banesës ku çifti qëndronte me qira. Sipas pronarit të banesës atij i kishte bërë përshtypje fakti se 37-vjeçari ishte larguar pas mesnatës duke e përplasur derën e dhe kur kishte shkuar pranë ambientit të dhënë me qira kishte gjetur viktimën pa shenja jete. Çifti i bashkëshortëve njihej për mosmarrëveshjet mes tyre.

Madje vetëm pak ditë para krimit, policia e Elbasanit kishte shoqëruar 37-vjeçarin Mici, pas denoncimit nga bashkëshortja për dhunë. Por ende nuk janë të qarta rrethanat sesi ai është liruar për të kryer më pas krimin fatal. Mësohet se çifti i bashkëshortëve vinin të dy nga martesa të mëparshme të dështuara dhe sipas pronarit të banesës prej një muaji kishin marrë një ambient me qira.

Ndërkohë policia ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi motivet e këtij krimi brenda familjes, edhe pse të dhënat të çojne te mosmarrëveshjet që edhe më parë ishin denoncuar në polici nga viktima.