Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 20:47 | Bota
Joe Biden rezulton sërish pozitiv me Covid-19

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus. Lajmi është konfirmuar këtë të shtunë edhe nga Shtëpia e Bardhë. Mjeku i tij konfirmoi se Biden nuk ka asnjë simptomë, por ai është izoluar në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti nuk ka rishfaqur simptoma dhe ndihet mirë”, tha Dr. Kevin O'Connor, i cili shtoi se Biden rezultoi 4 herë me radhë negativë me teste të kryera në 4 mëngjeset e ditëve të fundit përpara se të rezultonte pozitiv të shtunën.

Pasi kishte rezultuar negativ, të mërkurën Biden vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital me helikopter.

“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, tha 79-vjeçari, i cili tashmë ka rezultuar sërish me koronavirus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë