Krim në familje në Elbasan, burri vret me thikë bashkëjetuesen e tij

Publikuar më: 30/7/2022, ora 08:42
policia e elbasanit 1135x720

Krim në familje në Elbasan, burri vret me thikë bashkëjetuesen e tij

Publikuar më: 30/7/2022, ora 08:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mëngjesin e sotëm. Një 37-vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij, 37-vjeçare. Si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Elbasan /  Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.